Familjari i gruas së vrarë: Kanë pasur mosmarrëveshje, Policia e dinte - NACIONALE

Familjari i gruas së vrarë: Kanë pasur mosmarrëveshje, Policia e dinte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Regjep Brahimi, bashkëshorti i motrës së gruas së vrarë para Klinikës Gjinekologjike, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për mosmarrëveshjet në mes të viktimës dhe ish-bashkëshortit të saj, si autor i dyshuar i aktit.

Sipas Brahimit, e ndjera ka qenë i martuar për katër muaj para se të divorcohen për shkak të mosmarrëveshjeve, prandaj edhe ka ndërhyrë shteti.

Ai i tha KosovaPressit se gruaja e tij ka folur me motrën e tij para aktit dhe se ajo i ka thënë se fëmija do të lindë të enjten.

“Ka qenë e martuar në Godanc, ka qenë rreth katër muaj e martuar, ka pasur mosmarrëveshje me burrë dhe familje dhe nuk janë kuptuar dhe mes policisë janë ndarë. Ka qëndruar në shtëpi deri në ketë kohë për lindje… Policia ka qenë në dijeni për rastin, pasi është ndarë përmes policisë… Gruaja ka qenë me social dhe të gjitha kontrollet i ka kryer… Shoqja foli para se me ndodh rasti sot dhe ka treguar që për nesër ka me lind…Nuk ka treguar nëse ka pasur ndonjë problem apo kërcenim”, ka deklaruar Brahimi.

Lajme të ngjashme