Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë - NACIONALE

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Besimtarët myslimanë të Kosovës sot festojnë ditën e Kurban Bajramit. Tashmë ka përfunduar edhe ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Gjatë ceremonisë së faljes së namazit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka treguar për mesazhin që sjell kjo festë të myslimanet.

Kurban Bajrami na mëson se feja e jonë kërkon sakrificë jo vetë në aspektin materiale, por edhe në përpjekjet për të përmirësuar shoqërinë, për ta ruajtur atdheun, për ta forcuar familjen, për ta mbrojtur të ardhmen tonë. Sakrifica që kërkohet prej neve sot nuk është ajo e bejgamberit Ibrahim, por është sakrifica për të ruajtur moralin, kulturën, gjuhen dhe vetë ekzistencën tonë si komb”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka kërkuar nga besimtarët që të mbrohet Kosova me vepra.

Sot sakrifica është që t`i qëndrojmë afër familjes, t`i edukojmë fëmijët në frymën e drejtë kombëtare dhe fetare dhe të kontribuojmë për të ardhmen e vendit tonë. Ne duhet ta mbrojmë Kosovën jo vetëm me fjalë, por me vepra konkrete, njëra nder to është edhe forcimi dhe edukimi i familjes si bërthamë e shoqërisë”, është shprehur Tërnava.

Në adresimin e tij, Tërnava ka shprehur shqetësimin e tij për rënien e natalitetit në Kosovë.

Ai ka kërkuar reagimin e shtetit në këtë drejtim.

Në këto kushte, rënia e natalitetit është një alarm kombëtar. Shteti duhet të reagojë me shpejtësi të madhe, të mbështes familjet me politika pro natalitetit siç janë punësimi i të dy prindërve, lehtësimet ekonomike, mbështetësja për nënat shtatzëna, kujdesi për fëmije e tjetër”, ka deklaruar ai.

Kryetari i BIK-ut ka shprehur një kërkesë direkte për Qeverinë e Kosovës.

Shteti duhet të ketë strategji konkrete për ndihëm ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe sociale për këto familje dhe këta fëmijë. Çdo qifti që ka 4 a më shumë fëmijë, i propozoj qeverisë që të ua dhurojë të gjithëve nga një banesë gratisë. Kjo nuk është thjeshtë vetëm nevojë ekonomike për këto familje, por është edhe përgjegjësi morale, fetare dhe kombëtare”, është shprehur Tërnava.

Lajme të ngjashme