Elvis Hoxha sulmon Nacionalen, thotë se intervista ku qan Rrahman Jasharaj “ishte e punuar me kujdes” - NACIONALE

Elvis Hoxha sulmon Nacionalen, thotë se intervista ku qan Rrahman Jasharaj “ishte e punuar me kujdes”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Ideologu” i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka vazhduar ta bëjë avokatin e mikut të tij, Elvis Hoxhës, duke ia postuar një shkrim të tij, edhe pse njëjtë si Feraj, edhe Hoxha ka facebook dhe është mjaft aktiv.

Kësaj here Hoxha ka sulmuar edhe Gazetën Nacionale, e cila dje realizoi një intervistë të shkurtër me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn.

Për këtë intervistë ku Jasharaj s’i mbajti lotët pas akuzave nga Elvis Hoxha, ky i fundit thotë se ishte “e punuar me kujdes”.

“... Vlora Çitaku mashtron dhe Nacionalja e shpërndan... Berati e ftoi Rrahmanin në një video të punuar me kujdes...” - shkruan Hoxha, transmeton Feraj.

Pas presionit publik, Elvis Hoxha i kërkoi falje Rrahman Jasharajt, ani pse ky i fundit tha se po përgatit kallëzim penal dhe s’do t’ia falë kurrë.

Në fillim të shkrimit, Feraj kërkon që dikush t’i kërkojë falje mikut të tij “Elvis Hoxhës.

Elvis Hoxha derisa fliste për Rrahman Jasharajn tha tërthorazi se ky i fundit kishte qenë pjesë e strukturave të partisë së Millosheviqit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Elvis Hoxhës në emër të Hysamedin Ferajt:

Lajme të ngjashme