Ermal Panduri paralajmëron "zjarr" në emisionin e tij: Cila parti sa për qind?
Ermal Panduri, moderator i njohur i emisionit "Debat Plus", ka shkruar një status jashtëzakonisht enigmatik. Në fakt, postimi i tij nuk e ka asnjë fjalë të vetme.
E gjithë çka përmban postimi i tij janë tri "emojis" apo karaktere që tregojnë diçka pa pasur nevojën e fjalëve. Panduri ka zgjedhur emojin e zjarrit për të shprehur një paralajmërim.
Gazeta Nacionale nuk e ka as idenë më të vogël se çfarë ka dashur të thotë Panduri me tri "emojit" e zjarrit. Ndoshta është një paralajmërim për ndonjë debat të zjarrtë sot në emisionin e tij "Debat Plus", që vazhdon të jetë një nga emisionet më të shikuara në televizionet kosovare.
Sidoqoftë, pak minuta më vonë z. Panduri shkroi një status tjetër, duke treguar se ka një sondazh rreth përqindjes së partive politike, e të cilin do ta shpalos sot gjatë emisionit.