Emini: Nëse gjithçka shkon mirë, vitin tjetër mund të lëvizin pa viza
Njohësja e proceseve integruese, Donika Emini, ka treguar se sot nuk do të votohet për liberalizim të vizave.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, kosovarët mund të lëvizin pa viza në zonën shengen tek në vitin e ardhshëm.
“Domethënë e keni parasysh që sot nuk është tu u votu për liberalizimin e vizave? Ky takim i hap rrugës institucionale e cila përfundon me votim në Këshill. Mirëpo, deri atëherë ka shumë punë edhe ka ende barriera politike që munden me e zhagit' këtë proces. Gjithsesi, edhe krejt me shku mirë e mbarë, tek në vitin tjetër mundemi me marrë rrugë pa viza”, ka shkruar ajo.