Elvis Hoxha i VV-së merret me analistin e “Përputhen”, shpërndan një status - NACIONALE

Elvis Hoxha i VV-së merret me analistin e “Përputhen”, shpërndan një status

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një deklaratë e Arian Konomit, në të cilën theksonte se në vitin 1990 vlonjatët besonin se në Kosovë kishte vetëm jugosllavë që flisnin shqip, ka bërë bujë të madhe.

Me këtë deklaratë është marrë edhe z. Elvis Hoxha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti. Në fakt, anëtari i Kryesisë së LVV-së ka shpërndarë një status të Elona Casllit, e cila e ka kritikuar Konomin, analist i emisionit të shoubizit, “Përputhen”.

Në statusin e Casllit theksohet se z. Konomi ka bërë përgjithësim.

Së pari Konomi duhet ta dijë se përgjithësimi vret çdo arsyetim dhe se padituria nuk shprehet kurrë në shumës, por në njëjës. Padituria e Konomit nuk mund të jetë padituri e çdo vlonjati, sikundër kur thua Vlorë, nuk thua medoemos Arian Konomi dhe kur thua Arian Konomi, nuk thua medoemos Vlorë”- shkruan Caslli.

Lajme të ngjashme