E shkeli vajzën me trotinet në Gjilan, Inspektorati hap rast penal dhe rekomandon suspendimin e policit - NACIONALE

E shkeli vajzën me trotinet në Gjilan, Inspektorati hap rast penal dhe rekomandon suspendimin e policit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjilan gjatë ditës së sotme. Një polic ka shkelur me veturë zyrtare një vajzë të mitur me trotinet. Tash ka bërë një reagim Inspektoriati.

Në një përgjigje dhënë gazetës Express, IPK-ja ka thënë se ka rekomanduar suspendimin e policit që po e ngiste veturën kur ndodhi aksidenti në fjalë.

“Ju informojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), me datë 08.08.2023, ka pranuar njoftimin nga Policia e Kosovës – Trafiku regjional, DRP – Gjilan, se një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës në kryerje të detyrës, ishte përfshirë në aksident trafiku me këmbësor. Hetuesit e IPK-së janë paraqitur në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet hetimore dhe kanë njoftuar Prokurorin e Shtetit të cilit i janë prezantuar të gjeturat e hetimit deri në atë fazë,” – ka thënë IPK-ja.

Më tej në përgjigje thuhet se është hapur edhe rast penal i “Rrezikimit të trafikut publik”.

Lajme të ngjashme