E rëndë në Suharekë: Vdes 8-vjeçari pasi u godit nga dyert e oborrit - NACIONALE

E rëndë në Suharekë: Vdes 8-vjeçari pasi u godit nga dyert e oborrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Suharekë, ku një 8-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga dera e oborrit ndërsa po luante me motrën e tij të vogël.

Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Sipas konfirmimit, familjarët e fëmijëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore menjëherë pas ngjarjes, dhe janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren për trajtim. Pas dërgimit në spital, 8-vjeçari nuk mundi të shpëtonte nga plagët e rënda dhe ka ndërruar jetë.

”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme