E goditi me thikë, dhe u arratis: Policia jep detaje për ngjarjen në Prishtinë - NACIONALE

E goditi me thikë, dhe u arratis: Policia jep detaje për ngjarjen në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është goditur nga një mjet i mprehtë mbrëmë në Prishtinë.

Viktima pas intervenimit kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë, përderisa i dyshuari gjendet në arrati.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATIVË

Prishtinë / 20.05.2024 – 20:31. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshje është goditur me mjet të mprehtë, nga i dyshuari kosovar. Viktima sipas mjekëve pas një intervenimi kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Rasti nën hetime.

Lajme të ngjashme