Dyshohet se është sulmuar një punëtor shqiptar në Leposaviq
Dyshohet se dje është sulmuar një burrë në Leposaviq. Kështu raporton Gazeta Sinjali, duke thënë se 46 vjeçari, F.I dyshohet se është sulmuar nga katër persona të maskuar në Leposaviq, teksa ishte duke kryer punën e tij, pra duke shpërndarë marrin në atë pjesë, me mjetin i cili është në pronësinë e kompanisë për të cilën shërben.
Thuhet se i njëjti, gjithnjë sipas raportimeve, ka denoncuar rastin në Policinë e Mitrovicës së Jugut, i cili ka thënë se katër persona të maskuar e kanë kërcënuar me armë dhe i kanë kërkuar të kthehet, pasi viktima ishte duke lëvizur në drejtim të Leposaviqit.
I njëjti dyshohet se ka njoftuar se përveç kërcënimit që i është bërë, personat e maskuar ia kanë dëmtuar edhe makinën.
Thuhet se policia kanë bërë të gjitha hetimet drejt zbardhjes së rastit, ndërkohë që rasti është inicuar si ‘Kanosje’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë në Mitrovicën e veriut dhe jugut, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë informacion.