Dyshimet për atentat ndaj drejtorit në Leposaviq: Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për antentatin e dyshuar ndaj drejtorit komunal në Leposaviq, Marko Jaballanoviq.
Në raport thuhet se ankuesi ka raportuar që një person i maskuar ia kishte drejtuar armën.
Njoftimi:
“VRASJE NË TENTATIVË- Leposaviq 05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”