Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njëri ka ndodhur në Prishtinë e tjetri në Gjakovë.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 25.03.2025-18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhune psiqike dhe fizike ndaj ankueses femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 25.03.2025-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht duke e kërcënuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.