Dy burra plagosen me armë zjarri pas një problemi me pronë, Policia konfiskon arsenal armësh - NACIONALE

Dy burra plagosen me armë zjarri pas një problemi me pronë, Policia konfiskon arsenal armësh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Viti.

Atje, pas një kontesti pronësor, dy burra janë plagosur me armë zjarri. Për rastin, është arrestuar një i dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarve.

Njoftimi:

Viti, 08.08.2024-10:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor, dy meshkuj kosovarë janë plagosur nga arma e zjarrit. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9x19 mm. Me vendim të prokurorit që të tre personat e përfshirë janë cilësuar si të dyshuar dhe dërgohen në mbajtje.

Lajme të ngjashme