Diçka e madhe po vjen: Lorik Cana e nënshkruan “Formacionin e Fitores” - NACIONALE

Diçka e madhe po vjen: Lorik Cana e nënshkruan “Formacionin e Fitores”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tik-tak, tik-tak…gjithçka është gati.

Përmes derës që hapet lehtas, shfaqet një burrë i veshur shik.

I ulur në tavolinë, ku përpara ka një letër të bardhë, me vetëm dy fjalë: Formacioni i Fitores.

Nëshkrimi me ngjyrë të kaltërt mbi letrën e bardhë është i një ish-futbollist të njohur shqiptar.

Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, sapo e dha nënshkrimin e tij, i kërkuar aq shumë përgjatë viteve sa ishte aktiv si futbollist.

Pas nënshkrimit e shtrëngimit të duarve, vjen prezantimi zyrtar i Canës në fanelën e gjelbër.

Nënshkrimi i Canës, nuk është rikthim aktiv në hapësirat e gjëlbra, por një marrëveshje për ta hartuar një “Formacion të Fitores”.

Imagjinoni pak se si do të dukej ky “Formacion i Fitores”.

Çka nëse Graniti, Edoni, Asani, Xherdani, Vedati, Miloti e yje të tjerë shqiptarë do të luanin së bashku? Do të ishte përfekte apo jo?

Natyrisht, këta emra janë simbole të suksesit. E kur ata bëhen bashkë, arritjet kulminante nuk do të mungonin asnjëherë.

Por, kush do të ishte kryetrajneri? Epo kush tjetër, pos kapitenit famoz Cana, që dikur i motivonte të gjithë për ta dashuruar Kombëtaren Shqiptare.

Tash është koha të shohim nëse ky është “Formacioni i Fitores” më në krye Canën.

Lajme të ngjashme