Deputetja e VV-së: Drejtësi për Liridonën, femicidi jetësohet mizorisht
Arjeta Fejza, deputete e VV-së, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, ku deri tani janë arrestuar tre persona, përfshirë bashkëshortin e saj, Naim Murseli.
Deputetja Fejza ka shkruar se femicidi jetësohet mizorisht. Tutje, ajo ka kërkuar drejtësi për Liridonën.
“Femicidi jetësohet mizorisht. Kështu përtej çdo projeksioni mbi jetën, afërsinë, mirësinë del gjinia. Grua, nënë, motër, vajzë, bijë, e dashur, shoqe, kologe, asnjë nga epitetet nuk janë të mjaftueshme që të mbrohemi nga femicidi. Drejtësia e dënimi maksimal është shpagimi minimal.
Drejtësi për Liridonën!” – shkroi ajo.