Deputeti i VV-së rrëfen për 28 nëntor: Jam stërnipi i Riza Begut, delegatit të Vlorës - NACIONALE

Deputeti i VV-së rrëfen për 28 nëntor: Jam stërnipi i Riza Begut, delegatit të Vlorës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke treguar se është stërnipi i delegatit të njohur Riza Beg Kryeziut.

“Për mua 28 nëntori dhe stërgjyshi im, Riza Beg Kryeziu, janë sinonim i njëri tjetrit. Ai bashkë me shumë patriot nga Kosova ka qenë delegat i Kuvendit, ku Shqipnia u shpall shtet në vete.” – ka shkruar z. Agusholli, derisa më pas ka treguar edhe për jetën e tij.

Ai thotë se Riza Begun e ka gjysh të nënës.

“Kryezinjtë e Gjakovës aso kohe si bejlerë që ishin, kishin fuqi politike, ushtarake dhe ekonomike. Ai ka qenë edhe luftëtar i dalluar i Lidhjes së Prizrenit.“ – thotë z. Agusholli.

Ai konteston edhe figurën e Isa Boletinit në një rast duke thënë se “ndriçimet më të reja thonë se Riza Bej Gjakova (Kryeziu) isthe ai që me 300 ushtarë i doli zot tokave në jug, duke qëndruar heroikisht”. Pra, jo Isa Boletini.

Më tej, ai thotë se stërgjyshi i tij kishte shkuar edhe për ta liruar nga internimi dhe burgosja Sulltan Abdylhamidin e II-të.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme