Demi: Pagat për mësimdhënës të bëhen 1 mijë euro, por fillimisht duhet reformë
Aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi ka thënë se pagat e mësimdhënësve duhet të rriten. Madje sipas tij ato duhet të bëhen, mesatarisht 1 mijë euro, por fillimisht Qeveria dhe SBASHK-u duhet të pajtohen për një reformë të thellë në sistem.
Demi ka renditur kushtet për të cilat sipas tij duhet të pajtohen Qeveria e SBASHK-u, para se të kërkohen ngritja e pagës, në të kundërtën sipas tij, nuk do të bëhet asgjë pozitive, përveq se silemi në një rreth vicioz.
Postimi i plotë i Demit
“Edhe une jam me u'a rritë pagat mësimdhënësve. Por para kësaj, SBASHK-u dhe Qeveria duhet me u pajtu që:
- Në të gjitha shkollat e vendit, relacioni nxënës-mësimdhënës me qenë 1 me 21.3, ashtu qysh e thotë UA. Nëse do respektohej ky kriter ligjor, duhet larguar nga puna mijëra mësimdhënës/e tepricë. Vetem në Komunën e Kamenicës refoma ka nxjerrë rreth 400 mësimdhënës tepricë. Fatkeqësisht kjo Qeveri e ka luftu këtë reformë me secilin mjet të mundshëm;
- Orari i plotë i punës së mësimdhënësve me qenë 40 orë në javë, e jo qysh është tash 20 orë në javë e pagë mesatare rreth 600 euro;
- Matjen e performancës dhe njohurive të mësimdhënësve në baza periodike. Nuk ish dashtë që në 2022 me pas ende gjeograf që ligjerojnë fizikë e matematikë;
- Mësimdhënësit/et tepricë që janë afër moshës së pensionimit të marrin pension të parakohshëm, ata që janë më të rinj të riaftësohen për punë ne treg privat;
- Kur të arrihen këto, lirisht bëjauni pagat mesatare 1000 euro.
Në të kundërtën, kemi me vazhdu me shpenzu kot buxhet e me nxjerr gjenerata të dështuara e me u sill në rrethin vicioz të mediokritetit.”