Del njoftimi mortor për vrasjen në “Bon Vivant”: Humbi jetën tragjikisht bashkëfshatari ynë
Fshati Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit është tronditur sot në orët e hershme të mëngjesit. Bashkëfshatari i tyre, i cili u plagos rëndë mbrëmë në qendër të Prishtinës, vdiq tragjikisht.
Faqja në Facebook e këtij fshati kanë njoftuar për vdekjen e Kastriot Ramadanit, pas të shtënave në kafenenë “Bon Vivant”.
Ndryshe, nga ky konflikt ndërmjet qytetarëve mbrëmë, pësuan edhe të paktën 17 persona, të cilët u plagosën ose u lënduan.
E plotë:
Njohtim mortor
Ju njohtojmë se mbrëmë humbi jetën tragjikikisht bashkëfshatari ynë Kastriot Shefqet Ramadani.
Per kohen e vorrimit ju njohtojmë me kohë.
Në emer te fshatit Zabel i Ulët familjes Rsmadani iu shprehim ngushllime per humbjen e antarit te tyre në lulen e rinisë.