Dardan Islami: Pani franko-gjerman nuk do ta zgjedh përfundimisht nyjën e Kosovës - NACIONALE

Dardan Islami: Pani franko-gjerman nuk do ta zgjedh përfundimisht nyjën e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Dardan Islami ka thënë se plani franko-gjerman nuk do ta zgjedh përfundimisht nyjën e Kosovës, por do të hapë rrugë që vendi do të dal nga kjo bllokad në të cilën ndodhët.

Islami me një postim në Facebook ka thënë se ky plan është i ngjashëm me planin e Ahtisarit.

Kjo marrëveshje është vazhdimësi e marrëveshjeve të tjera ndërkombëtarë të cilat Serbia nuk i nënshkroi! Kjo marrëveshje na hap rrugë për njohje nga 5 shtetet dhe integrim në NATO, të anëtarësohemi në OKB, duke e shfrytëzuar momentin si më 2008 atëherë kur diplomacitë perëndimore i patën ndezë motorët dhe na sjellnin njohje! Kosova assesi nuk guxon ta humb këtë moment, asociacioni duhet te përpilohet nga vete Kurti dhe të negociohet deri në qelizën e fundit, duke e jetësuar atë vetëm nëse Serbia e pranon planin, pra vetëm nëse arrihet marrëveshja e madhe, e assesi para nënshkrimit serb në dokument”, ka shkruar Islami.

Ai tutje ka thënë se deri sa Serbia nuk jep shenja se po orientohet seriozisht nga perëndimi, ne shqiptarët Bese n’serb nuk do te kemi.

Pra është jetike për shtetin e Kosovës që ti blej edhe 10 vite kohe duke i shfrytëzuar ato për ta forcuar shtetin tonë të brishte”, ka përfunduar Islami.

Lajme të ngjashme