Dardan Islami: Bashkimin kombëtar Kurti e përdori për vota, në fund ndryshoi plani - NACIONALE

Dardan Islami: Bashkimin kombëtar Kurti e përdori për vota, në fund ndryshoi plani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Dardan Islami ka shkruar një postim me rastin e ditës së Pavarsisë së Republikës së Shqipërisë.

Ai nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se bashkimi kombëtar është përdorur për vota e folklor nga Levizja Vetëvendosje, vetëm nëpër fushata parazgjedhore, pa asnjë plan konkret.

Dhe ne fund u nderru plani, sepse Shqiperia zgjodhi rrugen e vet Evropiane e frikgesuar nga qasja agresive e Kurtit i cili u fut ne zgjedhje atje, duke lene pershtypjen se Kosova deshiron ta aneksoj Shqiperine”, ka shkruar Islami.

Ai tutje u shpreh se dëmi ishte gjithsesi i madh, pasiqë sipas tij, armiqët po e përdornin këtë argument kundër shtetit të Kosovës, por kjo ka pak lidhje sot pasi që VV-ja kanë fituar pushtetin me 51% vota, me premtime, sllogane e rima.

Dikur ne opozite Albini vet vendoste, por sot ne pushtet ai po vendos pak, i penduar po ecen vet.Gezuar festa e flamurit te gjithve.Rrnoft Shqipnia!”, përfundon statusi i tij.

Lajme të ngjashme