Çka është Hathor Network apo $HTR? - NACIONALE

Çka është Hathor Network apo $HTR?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Hathor HTR

Blockchaini i përdorur në Bitcoin bëri revolucion të madh teknologjik përmes zbatimit të tij në fusha te ndryshme. Problemet si rritja e numrit të madh të transaksioneve brenda këtij blokchaini kohë pas kohe duke shfaqur kufizimin e tij në fusha të ndryshme si hapësira për ruajtjen e të dhënave dhe shpenzimet e mëdha të energjisë, ndikuan që të mendohej për një zgjidhje më adekuate. Këtë e bëri Yan Martins më 3 nëntor 2020 ku e lansoi Hathor Network apo HTR, pavarësisht që fazat e testimit kishin filluar edhe më herët.

Çka është Htr?

Hathor është një platformë dixhitale e bazuar në blockchain POW (prof of work). Që nga fillimi i sajnë 2020, ka qenë në qendër të vëmendjes për arkitekturën e tij unike dhe krejtësisht të re.

Hathor mund të përshkruhet si një ledger i lehtë për t'u përdorur, ku i mbështet transasksionet dhe kontratat e lehta financiare.

Arkitektura e saj e re është një kombinim mes DAG dhe blockchainit, realisht është një blockchain brenda DAG-ut. Për shembull, kur numri i transaksioneve rritet, atëherë këtë punë e merr përsipër DAG, ndërsa kur numri i transaksioneve është i ulët, ato i kryen blockchain.

Çka e bën të veçantë HTR-në?

Hathori është ndërtuar në atë mënyrë që të zgjidhë problemet që më herët ishin brenda blockchainit, si:

  • Transaksionet në blockchaina të tjerë kishin kosto shumë të larta, në HTR ato janë falas;
  • Pavarësisht rritjes së numrit të transakioneve, siguria dhe shpejtësisa e rrjetit nuk ndryshon;
  • HTR lejon që krahas minigut të Bitcoin të bëhet edhe minigu i HTR, kjo pa ia ulur vlerën Bitcoinit;
  • Me disa klikime çdo kush mund të krijojë tokenin e tij të personalizuar, duke përdorur të njëjtin sistem operativ me HTR.

Dy tiparet që e karakterizojnë HTR-në jane:

Nano kontratat - kur dy apo më shumë persona bëjnë transferimin e fondeve tek një transakison i veçantë përmes rrjetit Hathor. Këto kontrata janë të decentralizuara dhe asnjë ndërmjetës nuk ka qasje në to.

Krijimi i tokenëve brenda rrjetit të HTR. Këto tokena pastaj mund t’i përdorim si formë participimi në ndonjë nga stok marketet, mund t’i përdorim si poena besnikërie ndaj HTR, apo mund të jenë funksionalë në domainët e website-it.

Lajme të ngjashme