Çka është "Analiza Teknike"? - NACIONALE

Çka është "Analiza Teknike"?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mund të keni hasur shpesh në Analiza Teknike, si një ndër metodologjitë më të përdorura për analiza në fushën e financave. Në këtë artikull mund të mësoni më tepër rreth kësaj metode.

Çka është Analiza Teknike (Technical Analysis)?

Analiza Teknike është një studim i marketit ose tregut, kryesisht përmes grafikoneve (Charts). Ajo gjen zonat me rrezik më të ulët për Blerje (Entry) e po ashtu edhe për Shitje (Exits), si dhe ofron mundësi të tregtimit duke u bazuar në modelet që shihen në grafik.

Analiza teknike bëhet duke analizuar grafikun (Chart) dhe faktorë të tjerë. Grafiku (Chart) është i ndërtuar prej Grafik me qirinj (Candle sticks) në zona kohore të ndryshme,

Përgjatë rrugës, analiza teknike krijon: Zona të rëndësishme, si suportin, rezistencën, kërkesën (Demand), ofertën (Supply), modele (Patterns), e të tjera.

Chart apo grafiku është një hapësirë e lëvizjeve të çmimeve të shfaqura në kandila (I) dhe që prezentojnë çmimin aktual dhe atë të kaluarin të nje aseti apo kriptovalute në rastin tonë, dhe pos kësaj e shfaq edhe kohën e atij çmimi dhe kohën e lëvizjeve të çmimit.

Çdo informacion që shohim në një grafik, është i shfaqur në çmim.

Zakonisht psikologjia e njerëzve çon në përsëritje të së kaluarës, dhe në këtë formë ne kemi mundësi të gjejmë modele apo Patterns brenda një grafiku, që këto t’i përkthejmë në rendimente dhe profite personale gjatë tregtise në treg të kriptovalutave.

Kuptohet që kjo nuk është gjithmonë abosulte, pasi që lëvizjet janë shumë dinamike, mirëpo, analiza teknike ndihmon në gjetjen e zonave dhe çmimeve, që mund të sjellin profit tek ne.

Pra, Analiza Teknike është një formë e gjetjes së probabilitetit të lëvizjeve të së ardhmes duke u bazuar në historikun e një aseti të caktuar, dhe sa më shumë faktorë apo argumente që i shtojmë analizës sonë teknike, aq më e madhe bëhet gjasa e lëvizjeve të ardhshme që reflekton çmimin e nje aseti.

foto12

Ky është një shembull se si shfaqet një Grafikon (Chart) me kandila (Candles), ku çdo lëvizje reprezenton një çmim, dhe kohën aktuale të atij çmimi apo asaj levizjeje.

Çdo kandil është informacion i mbledhur gjatë një kohe të caktuar, në rastin tonë, çdo kandil ka informacione njëditore.

Çka nuk përfshin Analiza Teknike (Technical Analysis)

Parimisht, analiza teknike nuk përfshin mbrojtjen e kapitalit, dhe nuk tregon se si ta rrisësh kapitalin apo investimin. Ajo nuk tregon se çfarë strategjish përdoren, dhe në cilin treg, nuk tregon se kur të mos përdoret Analiza në treg, si dhe nuk tregon se si ta zgjedhesh një stil të analizës që i përshtatet personit specifik.

Cilat janë keqkuptimet mbi Analizën Teknike (Technical Analysis)

Të ndërtosh një Analizë Teknike dhe të bësh para, janë dy gjëra të ndryshme. Duhet ta keni parasysh se nuk ka nje sekret, dhe asnjë strategji magjike që të çon menjëherë në sukses,

Megjithatë janë shumë stile të ndryshme për të bërë Analizë Teknike, që mund të jenë profitabile,

Cilat janë komponentat e një Sistemi të Tregtisë (Trading System)

Komponentat e një Sistemi të Tregtisë janë psikologjia, menaxhimi i rrezikut (Risk Management), Entry (Hyrja), dhe Exit (Dalja).

Çka të ndihmon Analiza Teknike (Technical Analysis)

Analiza Teknike të ndihmon të ndërtosh një hipotezë dhe strategji për Entry dhe Exit (Hyrje ne tregti dhe dalje nga ajo). Ajo po ashtu të ndihmon në Psikologji, sepse kur kupton çfarë po ndodh dhe pse, ti je më pak i prirur që të bësh gabime emocionale.

Çka duhet të ketë një person që bën Teknikë Analize

Konsistencëkonsistenca është esenciale në këtë fushë, sepse në të kundërtën jeni pa analizë të mirëfilltë. Gjithashtu, ai person duhet të marrë atë strategji që i rezulton në profit, dhe ta largojë atë që nuk funksionon.

Lajme të ngjashme