Çitaku ka një përgjigje “për Elvisin dhe sojin e tij”: Jam shqiptar e kosovar, zot e krenar - NACIONALE

Çitaku ka një përgjigje “për Elvisin dhe sojin e tij”: Jam shqiptar e kosovar, zot e krenar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar Elvis Hoxhës së LVV-së, pasi ky i fundit përdori termin “kosovaristë”.

Çitaku, ka publikuar një poezi, për të cilën tha se është “për Elvisin dhe sojin e tij”.

Ky reagim i saj, vjen pasi Hoxha përdori termin “kosovaristë”, të cilët sipas tij, duan ta shpallin non-grata vetë atë.

Postimi i plotë i Çitakut:

Për Elvisin dhe sojin e tij:

Jam shqiptar

e kosovar;

zot e krenar,

zot e bujar

mbi këtë dhé,

q’e kam si fe,

e përmbi fé:

E kam vatan!

E kam atdhe!

Lajme të ngjashme