Burrë e grua u dogjën në shtëpinë e tyre në Rahovec: Prokuroria inicon hetim - NACIONALE

Burrë e grua u dogjën në shtëpinë e tyre në Rahovec: Prokuroria inicon hetim

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Burrë e grua janë djegur në shtëpinë e tyre. Sipas informacioneve të para ata u asfiksuan nga tymi, pasi u dogj një kolltuk.

Sipas komunikatës së Policisë, shkaku pritet të mësohet pas përfundimit të hetimeve të cilat i ka urdhëruar prokurori.

E plotë:

Hetim i vdekjes

Rahovec, 17 mars 2024

Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”

Lajme të ngjashme