Bien pak çmimet e derivateve - nafta 1.89, benzina 1.47
Çmimi maksimal i naftës në vend është ulur për 2 cent për 24 orët e ardhshme, sipas njoftimit të Ministrisë së Tregtisë.
Bazuar në vendimin e fundit, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.89 euro për litër. Dje, nafta lejohej të shitej 1.91.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.47 euro për litër, ndërsa gazi vazhdon të tregtohet me 0.82 euro për litër.
Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet vlejnë për periudhën e ardhshme 24-orëshe.