Bie ndjeshëm numri i aplikimeve në Universitetin e Prishtinës, rektorati përmend ikjen e të rinjve mes arsyeve - NACIONALE

Bie ndjeshëm numri i aplikimeve në Universitetin e Prishtinës, rektorati përmend ikjen e të rinjve mes arsyeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Numri i aplikuesve për të studiuar në Universitetin e Prishtinës ka rënë ndjeshëm për vetëm një vit. Kjo ka shqetësuar edhe Rektoratin e universitetit më të madh publik të vendit.

Numri i të rinjve që kanë aplikuar duket se është vetëm 6100. Ky numër është ndjeshëm më i vogël se ai i vitit të kaluar. 1800 të rinj më pak aplikuan.

Nga Rektorati i UP-së kanë thënë se ka pasur rënie edhe të numrit të maturantëve në nivel vendi ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që ndikuese të jetë edhe largimi i të rinjve nga vendi.

Siç transmeton KosovaPress, organizatat studentore kanë përmendur edhe se shumë të rinj nuk arrijnë të gjejnë punë kur të përfundojnë studimet.

Lajme të ngjashme