Bastisje në një ndërmarrje publike në Pejë, paralajmërohen edhe arrestime - NACIONALE

Bastisje në një ndërmarrje publike në Pejë, paralajmërohen edhe arrestime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ndërmarrje publike e quajtur “Ambienti” në Pejë është bastisur nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtari i Prokurorisë Themelore të komunës së Pejës.

“Në orët e mëngjesit ka filluar një aksion nga Prokuroria e Pejës, janë duke u kryer bastisje-kontrollë në Ndërmarrjen Publike “Ambienti”, nën dyshimin se ka keqpërdorim të detyrës zyrtare,” – u shpreh z. Nikqi për gazetën Express.

Siç mëson gazeta në fjalë, Express ka mësuar se ka dyshime se anëtarë të bordit të kësaj ndërmarrjeje kanë kryer keqpërdorime të parasë publike dhe se gjatë ditës mund të kishte edhe arrestime.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kompania "Pastrimi" e rajonit të Prishtinës i rriti rrogat për 70 euro për gati të gjitha kategoritë e punëtorëve të saj, pas një greve disa ditore që rezultoi të ishte e suksesshme.

Lajme të ngjashme