Baraliu me koment interesant: Hahahaha, LDK ka pësuar Covdi më 14 shkurt 2021
Analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu, ka komentuar rritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila në sondazhe po tregon se i është rritur besueshmëria në elektorat.
Madje, sipas sondazheve të fundit, LDK është dyfishuar nga 14 shkurti i 2021. E z.Baraliu ka bërë një paralele interesante mes rritjes së GDP-së së Kosovës pas pnademisë së koronavirusit dhe LDK-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Duke i komentuar gazetarit Berat Buzhala në një postim, sipas analistit LDK ka pësuar covid më 14 shkurt.
“Hahahaha. Thënka është rritë 10% për 1 vit. Si Albini që thoshte kemi rritje enorme të GPD-së një vit pas Covidit. LDK ka pësu Covid më 14 shkurt 2021, o Berat!”, komentoi z.Baraliu, i cili dje në një postim në Facebook, e të cilin e fshiu mëpastaj, ishte shumë i ashpër me Bashkimin Evropian.
