Babi i Aurona Pelajt: Vajza ime është në gjendje të rënd shëndetësore
Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj e cila e ka rrahur një grua të moshuar në qendër të kujdesit ndaj të moshuarve më Pejë, ka thënë se gjendja shëndetësore e vajzës së tij është shumë e rënd.
Ai ka thënë se edhe pse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar nga ky rast që ka ndodhur.
“Kur jam ardhe prej pune kanë thanë që 10 minuta ka ndodhë ky rast. Tash unë n2 e kryej punën dikun 2:10-2:15 kish pas kry ky rast. Aiii sa jam shqetësu, shumë s’di qysh benë ndryshe edhe pse kam kërkuar falje, marre. Sot kam shku ne Polici e kam angazhuar një avokat, keq është”, ka thënë ai për T7.