Avokati Shkoza: Qeveria duhet vendimin e sotëm ta kthej në ligj.
Avokati, Armend Shkoza ka thënë se vendimi i sotëm për targa nga Qeveria e Kosovës duhet të kthehet në ligj.
Kjo sipas Shozes vije nëse qëllimi i qeverisë është që qëndrimet e saj politike t'i formësojë në aspektin juridiko-ligjor.
“Kjo për faktin se sanksionet duhet të parashihen me ligj. Ashtu siç parashihen veprimet kundërvajtëse, edhe sanksionet kundërvajtëse duhet të parashihen me normë ligjore sipas maksimës "nullum crimen, nulla poena sine lege" - nuk ka dënim (sanksion) pa u paraprë veprimi i kundërligjshëm dhe sanksioni adekuat me ligj”, ka shkruar Shkoza.
Avokati Shkoza ndër të tjera ka thënë se sundimi i ligjit është i vetmi parim që duhet të udhëheq vendin tonë, pasi që sipas tij vendimet e tilla mund të prodhojnë kundërligjshmëri.