Arrestohet një burrë në Ferizaj, sulmoi bashkëshorten e tij - NACIONALE

Arrestohet një burrë në Ferizaj, sulmoi bashkëshorten e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar bashkëshortën e tij.

Siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.T (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar bashkëshorten e tij T.Z ( F/K) e moshës 27 vjeçare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme