Anëtari i Këshillit të Prindërve: Ekziston rreziku që prindërit kanë me u mobilizu vetë - NACIONALE

Anëtari i Këshillit të Prindërve: Ekziston rreziku që prindërit kanë me u mobilizu vetë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Labinot Salihu nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka folur rreth situatës së grevës në arsim.

Ai ka thënë në T7 se greva në arsim krijon “rrezikun që prindërit kanë mu shty mu mobilizu vetë”.

“Me i marr e me i çu fminë në shkollë edhe me i mësu, ose me gjetë formë alternative, sepse fëmijët nuk munden me vazhdu me nejt 2 muj në shpi as 3 muj”, tha Salihu.

Ndaj kësaj deklarate reagoi Luljeta Boshnjaku nga SBASHK-u, e cila ia përmendi kohën e pandemisë, kur prindërit kërkonin hapjen e shkollave.

“Mdoket paske harru kur ishte pandemia, prindërit kërkonin që të çelen shkollat, sepse na spo mujna me i mësu fminë te shpia”, tha Boshnjaku.

Kujtojmë që fillimi i shtatorit i gjeti mijëra mësimdhënës e shërbyes tjerë civilë pa paga nëpër xhirollogaritë e tyre bankare. Kjo erdhi si pasojë e grevës që sindikalistët e nisën që nga 25 gushti. E pasi qeveria nuk i pranoi listat e plota të grevistëve, nuk ua ekzekutoi askujt pagat.

Lajme të ngjashme