Analizë fundamentale mbi coinin Aleph Network, Perla e cryptovalutave - NACIONALE

Analizë fundamentale mbi coinin Aleph Network, Perla e cryptovalutave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analizë fundamentale mbi coinin $ALEPH, Perlë e cryptovalutave.

Investimet në cryptovaluta bëhën duke u mbështetur në shumë faktorë përgjatë kohës. Disa faktorë janë teknikë, të një kohe specifike, dhe lëvizjet priten në kohë të shkurtër apo të mesme, dhe kemi faktorë apo analizë fundamentale që e vlerëson një aset, në bazë të asaj që ai aset përfaqëson, zhvillon, dhe vizioni i tij për të ardhmen.

Investimet apo tregtitë që bëhën brenda tregut të cryptovalutave ndahen në disa kategori, por që në fund qëllimi është i njëjti - arritja deri te profiti.

Në shumicën e kategorive, kërkohet një dije paraprake, sepse lëvizjet janë shumë dinamike dhe rreziku është i lartë nëse funksionojmë pa i pasur të qarta veprimet që i marrim.

Krahas këtyre kategorive, ekziston edhe kategoria apo logjika e investitorit, i cili investon në një aset, dhe pastaj pret një kohë relativisht të gjatë, që investimi i tij të rritet.

Patjetër që rreziku nuk është i shmangshëm në këtë kategori, mirëpo nëse kemi një analizë fundamentale të mirë për një aset, atëherë rreziku minimalizohet ndërsa fitimi mund të jetë tepër i lartë.

E ne sot do të tregojmë për një aset që edhe mund ta quajmë si perlën e cryptovalutave, sa i përket natyrës së tij, dhe do të analizojmë fundamentalisht për pritshmëritë e tij për të ardhmen.

Ky coin, që gjendet në tregjet e cryptovalutave, quhet ALEPH Network, dhe gjendet edhe me shkurtesën $ALEPH.

Pse ALEPH ka kaq shumë potencial?

Cloud Computing (Rrjeti i serverëve të hostuar në internet, që të ruajnë, menaxhojnë, dhe të procesojnë të dhëna), pritet të marrë vëmendje gjatë viteve të ardhshme, dhe do të jetë ndër gjërat më të nevojshme dhe të kërkuara sa i përket zhvillimeve dhe tranzicionit që do të ndodhë nga Web2.0 në Web3.0.

Dhe pikërisht në këtë pikë, $ALEPH ka treguar qartazi që do të jetë një produkt mjaft efektiv dhe efikas. Kemi parë kompani mjaft të mëdha duke u bërë klientë të $ALEPH, të tilla si:

-Ubisoft, Synaps, Polygon, etj.

Para se të shkojmë në detaje të tjera, paraprakisht duhet të dijmë se jemi duke folur për një projekt i cili ka (MarketCap) kapital në treg relativisht të vogel, afër 50 milionë, dhe krahas kësaj, poashtu shërbimet e tij i ofron falas për të gjithë.

Nëse mendojmë në mënyrë racionale, na bën të mendojmë se asgjë nuk është falas përgjithmonë, dhe se $ALEPH do të fillojë t’i bëjë me pagesë shërbimet e veta, në vitin që jemi.

Çka do ta bënte ALEPH që të shtojë vlerë gjatë kësaj kohe?

Në treg ekziston edhe një coin i ngjashëm (Filecoin $FIL) i cili sot ka 5 miliardë kapital të tregut, ndërsa në krahasim me ALEPH, është prapa sa i përket shërbimeve që ofrojnë.

ALEPH pritet të ketë çmime të lira në krahasim me $FIL, dhe poashtu implementim shumë më të lehtë, çka do ta bënte si të parin e këtij lloji, pasi që FIL nuk është i lehtë për përdoruesit që të implementohet si shërbim. Dhe jemi duke folur për një projekt të së ardhmës, që do të jetë më i lirë, dhe më i lehtë në implementim dhe përdorim.

Krahasimet e vlerave të çmimit mes $FIL dhe $ALEPH


Lajme të ngjashme