Analisti serb nga Kosova: Ka qytetarë serb që janë pro targave RKS, por nuk u lejohet ta thonë - NACIONALE

Analisti serb nga Kosova: Ka qytetarë serb që janë pro targave RKS, por nuk u lejohet ta thonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Stefan Veljkoviq nga Iniciativa Qytetare “Mbijetesa Serbe” ka folur për vendimin e qeverisë se Republikës së Kosovës për çështjen e targave ku qytetarët serb që jetojnë në Kosovë obligohen që veturat e tyre t’i konvertojnë në RKS.

Veljakoviq, i cili posedon veturë me regjistrim KM, ka thënë se nuk ka marrë masë qortimi nga Policia e Kosovës pasi thotë se nuk ka lëvizur shumë gjatë ditës së sotme, ditë kur edhe ka filluar kjo masë nga autoritetet kosovare.

Ai thotë se është kundër regjistrimit paraprak, por thotë se ka qytetarë nga veriu i Kosovës që janë edhe pro targave KS apo RKS, por që nuk u lejohet ta thonë.

Sipas tij, vendimi i Prishtinës për riregjistrim paraqet shkelje të së drejtës në pronë private për faktin se ajo nuk i njeh dokumentet që i ka, të cilat janë të njohura kudo në botë.

“Zgjidhja më e mirë është të mbajmë targat që kemi tani. Për shkak të mungesës së demokracisë, ne nuk kemi të drejtë të themi se çfarë mendojmë për të. Me targa KM mund të udhëtoj në të gjithë botën, por nuk mund të shkoj në pjesën jugore të qytetit. Disa do të thonë se si KS ashtu edhe RKS janë të pranueshme. Por ne nuk mund ta dimë këtë sepse njerëzit kanë frikë të thonë atë që mendojnë”, theksoi Veljkoviç për N1.

Lajme të ngjashme