Analisti Nexhmedin Spahiu me pyetje të çuditshme: A thua për çka jam t'u fiqirue?
Nexhmedin Spahiu është një nga figurat interesante të skenës së analistëve në Kosovë. Ai shpesh bëhet lajm për interpretime pak më ndryshe rreth idesë së kombit kosovar, historisë e rrjedhave politike.
Megjithatë, subjekt i këtij shkrimi nuk janë analizat e tij. Por, një pyetje pak e çuditshme (normalisht sipas Nacionales) është burim i këtij shkrimi.
Z.Spahiu ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, me një mbishkrim që të lë gojëhapur e të fut në mendime.
“A thua për çka jam t'u fiqirue?”, është pyetja që z.Spahiu e ka shkruar mbi fotografinë e postuar në Facebook.
Gjërësia e temave mbi të cilat flet z.Spahiu është e madhe. Ai flet për dialogun me Serbinë, Perandorinë Osmane, shoqërinë multietnike të Kosovës, kombin kosovar etj., etj.. Andaj, është jashtëzakonisht e vështirë që të rroket ajo çfarë z.Spahiu ka mund të mendojë në momentin e shkrepjes së fotografisë.