Analist Fetoshi për denimin e Calit: Dikush po synon ta ndryshojë historinë - NACIONALE

Analist Fetoshi për denimin e Calit: Dikush po synon ta ndryshojë historinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Arben Fetoshi, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës, nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas Fetoshit, dikush po synon ta ndryshojë historinë.

Duke përmendur faktin se Dhomat e Specializuara edhe sot gjatë leximit të aktgjykimit përmendën termin “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, Fetoshi ka shkruar me ironi se UÇK-ja ndërmarrje e përbashkët kriminale, ndërsa bandat serbe në veri faktorë që merren me politikë.

Postimi i plotë i Fetoshit:

NË EMËR TË “POPULLIT”

Salih Mustafa, je fajtor në emër të popullit të Kosovës. Nuk ka rëndësi kauza jote e lirisë, “populli” të don në burg. Jo veç ty Cal, por edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, e mbase edhe të tjerë. Drejtësi e bazuar në fabrikime të prokurorisë serbe, por edhe ndonjë dëshmitari të “popullit” që iu don në burg. Dikush po synon ta ndryshojë historinë: UÇK-ja ndërmarrje e përbashkët kriminale, ndërsa bandat serbe në veri faktorë që merren me politikë.

#UÇKkrenariaekombit

Lajme të ngjashme