Aliu jashtë strukturave të larta të VV-së, Syla: Mos po hin në tripa të Fatmir Limajt - NACIONALE

Aliu jashtë strukturave të larta të VV-së, Syla: Mos po hin në tripa të Fatmir Limajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka mbetur jashtë udhëheqjes së kryesisë së re të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që të dielën kjo parti mbajti zgjedhjet dhe Aliu nuk mori asnjë post.

Rreth kësaj ka reaguar gazetari, Valon Syla, i cili ka pyetur se mos Aliu “po hin tripave të Fatmir Limës?’, pasi që Limaj mbante postin e ministrit të Infrastrukturës në Qeverinë Thaçi 1, por doli nga PDK-ja si i pakënaqur në vitin 2013.

A e shpullosën Liburnin a? Nuk e paskan zgjedh në Kryesi të re të VV'së. Mos po hin ky tash në tripa të Fatmir Limës? Por pyetja perime është, pse s'po e shkarkoni, por pe hjekni prej Kryesisë së Partisë. Po tuteni që ju qet naj sekret a?”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme