Albin Kurti President, ky është propozimi më i ri që vjen nga Ibrahimi - NACIONALE

Albin Kurti President, ky është propozimi më i ri që vjen nga Ibrahimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka dalë me një propozim interesant për kryeministrin Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në bazë të zhvillime aktuale Albin Kurtit shumë më tepër do t`i shkonte pozita e presidentit se sa ajo e kryeministrit.

Ai ka thënë se kjo pozitë do t`i do ofronte Kurtit platformën të cilën duket se ai e ka më së shumti për qejf: pjesëmarrjen në seminare.

Sipas tij, zhvillimet e fundin mund ta bëjnë të mundshme këtë skenar.

Nëse analizohen me kujdes dhe me objektivitet zhvillimet e dy viteve të fundit, mund të arrijmë në një konkludim se zotit Kurti shumë më tepër do ti shkonte pozita e presidentit se sa ajo e kryeministrit. Pozita e presidentit, si një pozitë ceremoniale, pa ndonjë përgjegjësi të theksuar vendimarrëse, do ti ofronte zotit Kurti platformën të cilën duket se ai e ka më së shumti për qef: pjesmarrjen në seminare, vizita jashtë shtetit, fjalime në universitete prestigjoze, simpoziume shkencore e të tjera. Në të njejtën kohë edhe adhuruesit e tij do të kënaqeshin sepse do tu bëhej idoli President”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme