Aktivisti për videon e re të VV-së: Herën tjetër pres të jetë Mimoza Kusari për privatizimin e KEK-ut
Aktivisti social-demokrat Bardh Ahmeti ka bërë një postim në lidhje me videon e re të Vetëvendosjes në të cilën vazhdonte denoncimi i pushteteve të mëhershme.
Në atë video thuhej që ishin shtetëzuar dhe funksionalizuar terminalet doganore, derisa në mënyrë të pakuptueshme vendoseshin edhe figurat qendrore të opozitës, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi.
Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, ka deklaruar që “kjo është tregues që këta nuk e kanë ndërmend me bo asnjë punë.”
Ai nuk ka lënë rastin pa ironizuar edhe me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusarin.
“Por pres që video tjetër me qenë për privatizimin e distribuimit të KEK-ut. Besoj që Mimoza Kusari të jetë kryefjala.”
Kujtojmë që znj. Kusari kishte qenë anëtare dhe bashkëpunëtore e gati të gjitha partive politike që ishin pjesë e koalicioneve të mëhershme qeveritare.
