Aksident në Klinë: Pesë të lënduar, njëri dërgohet në QKUK për trajtim - NACIONALE

Aksident në Klinë: Pesë të lënduar, njëri dërgohet në QKUK për trajtim

2 javë më parë

nga NACIONALE

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Vogël në Klinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, i cili ka bërë me dije se njëri prej të lënduarve, është dërguar në QKUK për trajtim.

“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK.” – ka thënë ai për Express.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

Lajme të ngjashme