Aksident në Gjakovë, lëndohet një person
Është lënduar një person pas një aksidenti që ka ndodhur sot në Gjakovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj i cili tha se demët materiale janë të konsiderueshme ndërkohë që poashtu tregon se një person është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Pallatit të Kulturës ,konkretisht në rrugën UÇK.
“Një aksident ka ndodhur në afërsi të Pallatit të Kulturës në Gjakovë, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre taksi. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën ‘UÇK’. Deri më tani një person është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa Njësia rajonale e komunikacionit rrugor është duke e trajtuar rastin në fjalë”, ka thënë Elezaj.
