Aksident në Duboc të Vushtrrisë: Vdes shoferi, lëndohen disa nxënës - NACIONALE

Aksident në Duboc të Vushtrrisë: Vdes shoferi, lëndohen disa nxënës

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Një shofer ka vdekur e disa nxënës janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Duboc të Vushtrrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ferit Idrizi.

Autobusi po transportonte nxënës.

Postimi:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë mora lajmin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në komunën tonë gjatë paradites së sotme.

Në një aksident që ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, komuna jonë ka humbur një burrë të ndershëm e një qytetar të përgjegjshëm, shoferin e kësaj linje, Hajzer Sadiku, ndërsa janë lënduar edhe disa nxënës, të cilët tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Lajme të ngjashme