Aksident i rëndë në Skivjan të Gjakovës: Një i vdekur e një i lënduar - NACIONALE

Aksident i rëndë në Skivjan të Gjakovës: Një i vdekur e një i lënduar

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Si pasojë, një person ka vdekur, kurse një tjetër është lënduar rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

Sipas dyshimeve, viktima është shoferi i njërës prej veturave që është përfshirë në këtë aksident trafiku.

Shkaqet që kanë çuar deri te përplasja mes dy veturave ende nuk dihen.

Lajme të ngjashme