AK-47 dhe dy revole: Policia gjen armët e përdorura për vrasjen në Prishtinë
Policia e Kosovës ka gjetur armët të cilat dyshohet se janë përdorur në vrasjen në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Armët janë gjetur të fshehura në magjistralen “Prishtinë-Mutivodë”.
Policia ka gjetur një AK-47, dhe dy armë të tjera.
Njoftimi:
VRASJE E RËNDË NË BASHKËRYERJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Bajram Kelmendi-Rrustem Hyseni”, Prishtinë / 25.03.2025 – 22:25. Lidhur me rastin e datës së lartcekur Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë - Mutivodë. Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT. Policia e Kosovës po vazhdon të punojë intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.