Deputeti i VV-së nervozohet me videot e reja: Prej shuplakave në përqafim, prej ku po buron kjo çmenduri?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli ka reaguar pas shpërndarjes së video nga një infermiere duke e përqafuar gruan e moshuar, ku një ditë më parë doli video duke e rrahur në shtëpinë e pëlqeve në Pejë.
Agusholli ka shkruar se pas shuplakave në përqafim, prej ku buron kjo çmenduri?
“Prej shuplakave në përqafim. A jeni more në veti. Prej ku po buron kjo çmenduri ? Me cilën të drejtë janë bërë xhirime të vazhdueshme, kur personi në fjalë nuk është as i afërt, as familjar. Ajo nuk ka nevojë për mëshirë, sepse ju paguheni për tu kujdesur për të”, ka shkruar ai.
Tutje Agusholli ka thënë se kur do të përfundojë ky serial, që në këto episode po tregon për një staf mjekësor që ka probleme psiqike.