Agon Maliqi: Kish qenë mirë Gërvalla me numëru deri në 10 para se të shkruaj - NACIONALE

Agon Maliqi: Kish qenë mirë Gërvalla me numëru deri në 10 para se të shkruaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu, Agon Maliqi, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla për sulmin në Poloni që ishte raportuar si sulm rus.

Gërvalla ndër tjerash shkruajti në Tëitter se Bashkimi Evropian duhet ta ndaloj Putinin para se lufta të merr përmasa kontinentale.

Maliqi mendon se Gërvalla duhet të mendoj para se të shkruaj.

“Kish qenë mirë ministrja Gërvalla nja dy herë me u mbush frymë e me numëru deri në 10 para se me shkrujt tweet-a impulsiv dhe të papjekur që e nxisin BE-në (pse BE-në e jo NATO-n?) për ta thelluar luftën me Rusinë, e që rrezikojnë me na kthy në objekt të përqeshjes”, ka shkruar Maliqi.

Ai shkruan se Gërvalla nuk po komunikon në Twitter si Kominsionere e BE-së e as si opinioniste apo shtetase gjermane, por si ministre e Jashtme e Kosovës – “një vend që në situatë të tillë thjesht duhet ta dënojë sulmin, të shpreh solidaritet me Poloninë, si dhe të tregojë gatishmëri për ndihmë”.

Lajme të ngjashme