Afrim Haliti: Mujka u punësua përkundër thirrjeve të VV-së dhe Kurtit se do ta luftonin nepotizmin - NACIONALE

Afrim Haliti: Mujka u punësua përkundër thirrjeve të VV-së dhe Kurtit se do ta luftonin nepotizmin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Afrim Haliti ka komentuar punësimin e Faruk Mujkës, ish-nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.

Përmes një postimi në Facebook, Haliti ka përmendur kohë, që sipas tij Mujka bënte pjesë në partinë e themeluar nga gruaja famëkeqe e Millosheviqit - Mirjana Markoviq, në vitin 1996.

Faruk Mujka i ishte bashkuar partisë 'E Majta Jugosllave' me 24 korrik 1996, dy vite pasi që kjo parti ishte themeluar nga gruaja famëkeqe e Millosheviqit - Mirjana Markoviq. Viti 1996 ishte koha më e tmerrshme për popullin shqiptar nën shtypjen serbe të orkestruar nga burri i Mirjanës, mirëpo kjo nuk e kishte penguar Faruk Mujkën aspak që të futej në gjirin e serbëve si një i ashtuquajtur asokohe "shqiptar i ndershëm". Djemë e vjaza tjera shqiptare në atë kohë kishin kapur pushkët dhe po bëheshin gati për luftën që do të përfundonte njëherë e përgjithmonë epokën e Millosheviqëve e Markoviqëve në Kosovë”, ka shkruar Haliti.

Tutje ai ka thënë se Mujka u punësua në Ibër-Lepenc, përkundër thirrjeve të kahmotshme të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit se do ta luftonin nepotizmin dhe punësimet partiake ndër tjera.

Apo ashtu kishim menduar? Sepse mbetjet e tyre për fatin tonë të keq ende po sorrollaten nëpër Kosovë siç është puna me këtë mbetjen Faruk Mujka i cili së pari iu bashkua Vetëvendosjes që kishte kohë që ishte shndërruar në azil rehabilitimi të secilit "shqiptar të ndershëm, jugosllavofil e serbofil" dhe tani qenka rehatuar si kryeshef i Ibër-Lepencit përkundër thirrjeve të kahmotshme të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit se do ta luftonin nepotizmin dhe punësimet partiake ndër tjera. Mirë se vini në Kosovën distopike”, ka përfunduar Haliti.

Lajme të ngjashme