Afrim Haliti: Kurti po e përjeton si i mjerë presionin e serbëve lokal dhe atyre të Beogradit
Analisti, Arfim Haliti ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mësuar se çka është presioni ndërkombëtar.
Haliti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti jo vetëm presionin e ndërkombëtarëve, ai po e përjeton si i mjerë edhe presionin e serbëve lokal dhe atyre të Beogradit.
“Albin Kurti jo që e mësoi se çka është presioni ndërkombëtar por po e përjeton si një i mjerë presionin e serbëve lokal dhe atyre të Beogradit. Albin Kurti që gojën e ka pas përplot dinjitet e sovranitet e pallavra tjera. Nginu Albin”, ka shkruar Haliti.