Afrim Haliti kërkon dorëheqjen e ministrit Mehaj “qysh sot”
Analisti Afrim Haliti, ka reaguar pasi ushtarët e FSK-së kishin qëndruar gatitu para memorialit të ushtarëve serbë, që kishin vrarë civilë të pafajshëm.
Në një postim në facebook, Haliti ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Armend Mehaj.
“Ministri i Mbrojtjës që sot duhet të japë dorëheqje!”, ka shkruar Haliti.
Në ceremoninë ku ndodhi ky që po quhet skandal, kishte qenë pjesëmarrës edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.