Abdixhiku kërkon dialog të qeverisë me sindikatat: Mësuesit janë njerëzit tanë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit që pati me Sindikatat në lidhje me grevën.
Abdixhiku ka kërkuar një dialog ndërmjet qeverisë dhe sindikatave, për të dalur nga kjo situatë.
“Kemi nevojë për dialog në mënyrë që nxënësit të kthehen në sa më parë në shkollat tona por edhe mësimdhënësve tanë tu kthehet dinjiteti që e meritojnë. Gjëja e fundit që mendoj që është e nevojshme është penalizimi i mësimdhënësve tanë në këtë krizë të rëndë ekonomike. Këta janë njerëzit tanë, janë familjet tona, janë qytetarët e Kosovës, për ta një shtet, një vend një pushtet duhet të ekzistojë në radhë të parë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai e vlerësoi si të padrejtë ndaljen e rrogave për grevistët.
“Si është e mundur që për gushtin kur nuk ka pasur pasoja në sistemin arsimor të ndërpriten pagesat në fjalë, pra është dënim joligjor siç dhe kemi ngritur shqetësimet që të bëhet një dënim kolektiv në nivel të Kosovës pa paragjykuar betejën ligjore të palëve”, është shprehur Abdixhiku.